Gjuha

Qytetarët e Kosovës kërkojnë më shumë transparencë, efiçencë dhe llogaridhënie nga institucionet e tyre të qeverisjes. Për t'iu dalë në ndihmë këtyre kërkesave, USAID-i do të mbështesë shoqërinë civile, sektorin privat dhe organizatat e bazuara në komunitete në mbajtjen e Qeverisë llogaridhënëse ndaj kërkesave të tilla. Njëkohësisht, USAID-i do të punojë me Qeverinë në reformat kyqe dhe do të përqendrojë ndihmën në zbatimin e ligjeve, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe rritjen e shkathtësive profesionale.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ndaj udhëheqjes dhe zbatimit të reformave që plotësojnë nevojat e qytetarëve, duke filluar nga shërbimet gjyqësore për të gjithë qytetarët. Mundësi të tilla ekzistojnë në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë të Kosovës. E drejta komerciale, të drejtat pronësore dhe mekanizmat alternativ të zgjidhjes së kontesteve kanë vëmendjen e veçantë të USAID-it meqë mbështesin reformat e nevojshme për nxitje të zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, ndihma juridike falas është një shërbim i rëndësishëm dhe thelbësor për të përmbushur nevojat juridike të qytetarëve. Këta janë hapa kritik për të luftuar korrupsionin e gjithpërhapur dhe erozionin e besimit të publikut në aftësinë e Qeverisë për të ofruar shërbime themelore.

Image
Sundimi I Ligjit Dhe Qeverisja
Integrimi i gjyqësorit
USAID