Në Kosovë, shumë reporterë kanë zbuluar se edukimi i tyre tradicional në gazetari nuk i ka përgatitur për peizazhin e sotëm dixhital. Kërcënimet kibernetike, dezinformimi dhe paaftësia për të promovuar në mënyrë efektive punën e tyre tek audiencat e reja në internet paraqesin sfida të rëndësishme për integritetin e informacionit dhe demokracinë në vend.
Për këtë arsye, USAID ka mbështetur Akademinë e Gazetarëve për Integritet të Informacionit gjatë dy viteve të fundit për t’i pajisur profesionistët e medias me shkathtësi të reja digjitale. E themeluar në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, akademia ofron kurse të përshtatura për menaxhimin e informatave personale, praktikat më të mira të sigurisë kibernetike, shfrytëzimin e algoritmeve në zhvillim të mediave sociale dhe tema të tjera që nuk janë pjesë e kurrikulës tradicionale në shkollat e gazetarisë. Deri më tani, më shumë se 32 profesionistë të mediave nga mediat më të njohura të Kosovës i kanë ndjekur këto kurse, me sesione të reja që planifikohet të mbahen në muajt në vijim.
"Kjo akademi vërtet ka vënë në pah metoda të reja të verifikimit të informacionit në internet në një epokë ku integriteti i lajmeve është gjithnjë e më i rrezikuar," thekson Agnesa Quorri, një nga tetëmbëdhjetë gazetarët që marrin pjesë në grupin e dytë të akademisë. Agnesa theksoi më tej se trajnimi për sigurinë kibernetike dhe verifikimin e imazheve dhe videove ishin shumë të rëndësishme për punën e saj të përditshme, por asnjëherë nuk ishin përfshirë në kurset e mëparshme në Kosovë.
Gazetarët me përvojë si Agnesa dhe kolegët e saj janë tejet kritikë për mbrojtjen e integritetit të informacionit dhe shoqërisë demokratike në Kosovë. Duke i ndihmuar të mësojnë shkathtësi të reja për t’u zhvilluar në një mjedis mediatik të shekullit të 21-të dhe duke përmirësuar edukimin mediatik në publikun e gjerë, USAID shpreson të krijojë një komunitet online të pajisur për të luftuar dezinformimin që synon të mbjellë përçarje dhe të zvogëlojë besimin në institucionet demokratike të Kosovës.