Rrëzë maleve të Sharrit të Kosovës, komuniteti boshnjak i Reçanit është ndjerë prej kohësh i anashkaluar. Me pak hapësira rekreative në dispozicion në qytet, fëmijët e komunitetit detyroheshin të luanin në baltën e një fushe sporti të rrënuar që daton që nga vitet 1970-ta. Drejtoresha e shkollës lokale Rajma Sagdati loboi vazhdimisht për rinovimin e fushës 50-vjeçare, por kërkesat e saj nuk morën përgjigje.
Pas disa vitesh të përpjekjeve pa rezultate, gjërat morën një kthesë për mirë në korrik të vitit 2023. Atë muaj, zonja Sagdati pa një mundësi kur mësoi se Reçani po merrte pjesë në një nismë të re buxhetore pjesëmarrëse të udhëhequr nga USAID, ku qytetarët propozojnë dhe votojnë projekte për të marrë fonde komunale.
Ajo mblodhi komunitetin e saj dhe në një takim me kryetarin e komunës - të mbajtur në shkollën e saj, e vetmja hapësirë publike në fshat - propozoi një plan për të restauruar dhe zgjeruar fushën e sportit. Mbështetja e komunitetit ishte e qartë dhe projekti i saj ishte një nga tre propozimet për votim.
Dy javë më vonë votuan 73 banorë dhe si propozim fitues u zgjodh fusha sportive e zonjës Sagdati. Në shtator të vitit 2023, projekti u përfshi në buxhetin e komunës dhe në vitin pasues përfundoi renovimi.
Për Reçanin, fusha e rinovuar është më shumë se një hapësirë rekreative—ajo përfaqëson një fitore për fuqizimin e komunitetit. Përvoja e qytetit është gjithashtu pjesë e një trendi shumë më të madh në mbarë Kosovën. Qytetarët e angazhuar në buxhetimin me pjesëmarrje në të gjithë Kosovën pothuajse u dyfishuan ndërmjet vitit 2023 dhe 2024, me më shumë se 2,450 individë në këto 43 sa janë aktive. Kjo ka bërë që komunat të zgjedhin 216 projekte të drejtuara nga komuniteti deri më sot.
Për komunitetet, procesi i përzgjedhjes së secilit prej këtyre projekteve po ndërton besim të ri ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë së tyre. Kjo po u dëshmon qytetarëve në vende si Reçani se kanë mjete për të sjellë ndryshime reale që mund të formësojnë të ardhmen e Kosovës nga themelet.