Gjuha

 

Për vite me radhë, kompania e produkteve të kujdesit për lëkurën në pronësi të Arbnora Rizës, HUUMë Natural, bëri përpjekje të madhe për të arritur tregje të reja. Linja e produkteve punëdore që Riza fillimisht i prodhonte në kuzhinën e saj duke përdorur përbërës të qëndrueshëm organikë që ishin në dispozicion në Kosovë, u dëshmua të jetë një atraksion i vërtetë komercial. Pavarësisht kësaj, si një nga pronaret e shumë bizneseve në pronësi të grave dhe minoriteteve, ajo zbuloi se thjesht nuk i kishte kontaktet dhe burimet e nevojshme për t'u zgjeruar dhe arritur potencialin e saj të plotë. 

Në vitin 2024, fati i Rizës filloi të ndryshojë kur ajo nisi të merrte pjesë në një program të USAID-it që mbështet bizneset e grave dhe minoriteteve përmes granteve të vogla, trajnimeve dhe lidhjeve me biznese të tjera dhe klientë të mundshëm. HUUMë u bë një nga 20 bizneset e përzgjedhura për takimet biznes-me-biznes të cilat është dëshmuar se promovojnë mundësi për zgjerim afatgjatë, bashkëpunim dhe zhvillim brenda industrive specifike. 

Pjesëmarrësit në këto takime nënshkruan 25 marrëveshje për partneritet biznesi me farmacitë kosovare në pranverën e vitit 2024. HUUMë i siguroi pesë nga këto marrëveshje, duke rritur ndjeshëm shitjet e Rizës dhe duke e zhvilluar kështu profilin e saj për zgjerim në të ardhmen. Ajo thotë se është mirënjohëse për mbështetjen që USAID-i i ka dhënë në arritjen e produkteve të saj deri në raftet e farmacive.  Për USAID-in, Riza dhe biznesi i saj janë shembuj të talentit të jashtëzakonshëm në dispozicion në Kosovë, talent ky i cili vetëm i pret kushtet e duhura për zhvillim. Vënia në pah e këtij talenti jo vetëm që u shërben ndërmarrësve individualë, por edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre. Kjo gjithashtu përbën një faktor të rëndësishëm në atë se si ne krijojmë një të ardhme me shumë mundësi për të gjithë kosovarët.

Image
Bizneset në pronësi të grave zgjerohen në tregje të reja
Për USAID-in, Riza dhe biznesi i saj janë shembuj të talentit të jashtëzakonshëm në dispozicion në Kosovë, talent ky i cili vetëm i pret kushtet e duhura për zhvillim.
CDF për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories