USAID-i po nxit bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë përmes rinovimit të laboratorëve të shkencës dhe teknologjisë në RIT Kosova, i cili është nikoqir i Nyjeve Qëndrore të Partneritetit Arsimor për Bashkëpunim Ndëretnik.
Në ngjarjen përuruese, Ambasadori Hovenier iu bashkua drejtuesve të Universitetit, studentëve dhe përfaqësuesve të biznesit. Në fjalën e tij hyrëse, Ambasadori theksoi rëndësinë e kësaj nisme, e cila inkurajon bashkëpunimin ndëretnik përmes projekteve të përbashkëta shkencore dhe i pajis kosovarët me shkathtësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur nevojave të një ekonomie moderne. Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë e laboratorëve të rinj në ofrimin e mundësive për studentët me përkatësi të ndryshme etnike, veçanërisht gratë e reja dhe pjestarët e komuniteteteve jo-shumicë.
Nyjet Qëndrore të Partneritetit Arsimor (EPH) për Bashkëpunim Ndëretnik janë pjesë e partneritetit të Shkollave dhe Spitaleve Amerikane Jashtë Vendit (ASHA) të USAID-it me Fondacionin e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe RIT Kosovën (A.U.K), dhe paraqesin avancim thelbësor në integrim arsimor dhe përsosmëri.
Laboratorët e mbështetur nga USAID-i ofrojnë qasje në teknologjitë më të avancuara të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) për të gjithë të rinjtë e Kosovës, me theks të veçantë në gratë e reja dhe pjestarët e komuniteteve të margjinalizuara. Programet si ky kultivojnë një mjedis arsimor gjithpërfshirës dhe dinamik, duke ndihmuar në formësimin e gjeneratës së ardhshme të shkenctarëve, hulumtuesve dhe krijuesve të ndryshimeve në Kosovë dhe më gjerë.