Gjuha

Kosova është vendi më i ri në Europë, si për nga institucionet e saj demokratike, ashtu edhe demografia e popullsisë së saj. Vizioni i USAID-it për trashëgimi në Kosovë është ai i një gjenerate të pasluftës që respekton të kaluarën por që imponohet si udhëheqëse me vizion për një të ardhme shumëetnike, të bazuar mbi sundimin e ligjit dhe ekonominë e tregut.

Me mbështetjen e USAID-it, Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë njëzet viteve të fundit, duke ndërtuar institucione vetëqeverisëse, ekonomi të qëndrueshme dhe shoqëri civile të gjallërishme. Sfida kryesore është që Kosova - qeveria dhe populli i saj - të merr përsipër përgjegjësinë për axhendën zhvillimore të saj duke u bërë gjithnjë e më e vetqëndrueshme. Për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës (QeK) dhe qytetarët e Kosovës të bëhen arkitektë të zhvillimit vetanak, USAID-i vepron në partneritet me qeverinë, shoqërinë civile, sektorin privat, donatorët tjerë dhe komunitetet e ndryshme në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat zhvillimore.

Duke punuar së bashku me partnerët, USAID-i promovon llogaridhënien e qeverisë dhe i jep shtytje krijimit të mundësive të reja demokratike dhe ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Strategjia e re e Zhvillimit të Vendit (CDCS) 2020-2025 e USAID-it për Kosovën i thekson këto prioritete duke u përqëndruar në zhvillim gjithpërfshirës dhe mbështetje të një identiteti gjithpërfshirës Kosovar.