Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në 1991, Shtetet e Bashkuara e mbështesin qëllimin e vendit që:

Të bëhet një demokraci e begatë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e ardhmja e së cilës është ngulitur fort në institucionet Euro-Atlantike

Sipas Strategjisë së Bashkëpunimit për Zhvillimin e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2020-2025, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen e vendit për të arritur këtë qëllim si aleati ynë më i ri i NATO-s.

Strategjia jonë e re vë në pah proceset e drejtuara nga vendi, udhëheqjen dhe investimet.  USAID-i do të bashkëpunojë me institucionet e vendit dhe me aktorët lokalë të interesuar që do të udhëheqin dhe financojnë mirëqenien e qëndrueshme të vendit.

Përmes kësaj strategjie, ne gjithashtu synojmë të ndryshojmë modelin e bashkëpunimit, nga ajo tradicionalja donator-marrës në partneritete të reja që përfshijnë bashkë-investime të USAID-it  së bashku me potencialin e kompanive lokale për të konsoliduar zhvillimin e vendit më vete - atë që ne e quajmë partneritet të burimeve. Roli i USAID-it do të jetë katalitik në udhëheqjen e partneriteteve midis sektorit privat, qeverisë dhe shoqërisë civile.

Për shkak se qëllimet strategjike të SHBA-së për këtë vend janë në përputhje me ato të qytetarëve të saj dhe qeverisë, sipas kësaj strategjie të re USAID-i do të luajë një rol kyq në trajtimin e përparësive kryesore kombëtare si në vijim *:

Rritje më të madhe ekonomike përmes përmirësimit të konkurrencës

Mbështetjen e rritjes së prodhimit, zvogëlimin e pengesave për zgjerim në tregjet Euro-Atlantike dhe avancimin e sigurisë së energjisë.

Angazhimi shtesë i të rinjve për të ulur papunësinë dhe pabarazinë

Nxitja e mundësive tërheqëse ekonomike për të rinjtë, forcimi i kompetencave të tyre të punës dhe fuqizimi i të rinjve për të marrë një rol aktiv në zhvillimin e vendit.

Ulja e korrupsionit që po e zbeh besimin në institucionet publike dhe kulturën e përgjegjësisë - Mbështetje për llogaridhënie më të madhe të institucioneve qeveritare dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në veprimet e tyre për të luftuar korrupsionin.

 * USAID-i do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet e COVID-19 për të parë se ku mund rregullimet e strategjisë të adresojnë gatishmërinë, reagimin dhe zbutjen e ndikimit nga pandemia.