Gjuha

Kosova përballet me një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në botë, me punësimin dhe udhëheqjen e grave në sektorët e mbizotëruara nga burrat, siç janë energjia dhe uji, pothuajse inekzistente. Sidoqoftë, një partneritet midis USAID dhe ndërmarrjes së energjisë në Kosovë po bën hapa për ta ndryshuar këtë.

Si pjesë e partneritetit me USAID, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) mori trajnime për menaxhim nga ekspertë të barazisë gjinore në ndërmarrje, si dhe mori pjesë në Programin e Lidershipit Ekzekutiv të Barazisë Gjinore (GEELP) në Universitetin Georgetown. Pas pjesëmarrjes në programin 12-mujor, menaxherët dhe vendimmarrësit e KOSTT-it janë të autorizuar të integrojnë iniciativat e barazisë gjinore në të gjithë organizatën e tyre.

"Përparimi i barazisë gjinore në vendin e punës është një domosdoshmëri për ndërmarrjet në botën e sotme," thotë Arijeta Pajaziti, inxhiniere në KOSTT dhe një nga tre të diplomuarit e GEELP në Kosovë.

Me mbështetjen nga USAID, KOSTT bëri përparime të rëndësishme drejt barazisë gjinore në vendin e punës. Për herë të parë ndonjëherë, udhëheqja e lartë në KOSTT inicioi një politikë të barazisë gjinore dhe e përfshiu atë si një nga 15 synimet e tyre të biznesit. Ndryshimet u shtrinë në praktikat më përfshirëse të rekrutimit dhe punësimit. Shtimi i "gratë inkurajohen të aplikojnë" në të gjitha shpalljet e punës rezultoi që gratë të aplikojnë për pozicione teknike për herë të parë në historinë e kompanisë. Një grua inxhiniere u punësua në Qendrën Kombëtare të Kontrollit për herë të parë në 20 vjet, dhe për herë të parë ndonjëherë, tekniket femra u punësuan për të punuar në nënstacione.

Që nga anëtarësimi në programin e USAID-it Engendering Utilities, KOSTT ka punësuar shtatë gra, ka promovuar 15 punonjëse femra dhe u ka zgjeruar mundësitë e trajnimit grave për aftësitë e nevojshme për të përparuar në karrierën e tyre. "Por një nga gjërat për të cilën jam më krenar është përfshirja ime në krijimin për herë të parë në KOSTT të politikave kundër ngacmimeve seksuale si dhe politikave për barazi gjinore," thotë Arjeta Gashi, Menaxhere Administrative e Burimeve Njerëzore në KOSTT dhe një e diplomuar tjeter e GEELP. Përveç sigurimit të trajnimit për udhëheqje dhe krijimit e politikave kundër ngacmimeve seksuale dhe politikave për mentorim, KOSTT u bë institucioni i parë publik në Kosovë që bëri aranzhime fleksibël të punës për punonjësit e tij.

Image
Avancimi i barazisë gjinore në sektorin e energjisë të Kosovës
Cdo ditë më shumë gra i bashkangjiten sektorit të energjisë në Kosovë
AECOM për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories