Shkup, 15 nëntor 2023 – Drejtoresha e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Europë dhe Euroazi, ambasadorja Erin E. McKee mori pjesë në disa ngjarje ku u theksua përkushtimi i SHBA-vë për të mbështetur një fuqi punëtore moderne, të larmishme, aftësitë e së cilës janë në përputhje me nevojat e tregut: "USAID mundëson zhvillimin e karierës duke përmirësuar aftësitë e nevojshme për të ndërtuar fuqi punëtore të së ardhmës dhe për ta transformuar Maqedoninë e Veriut nga një vend për të jetuar në një vend për të përparuar."

Ambasadorja McKee prezantoi kursin e trajnimit për siguri kibernetike të zhvilluar në laboratorin e IT-së në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” e shoqëruar nga Andrew Brand, shef i programeve në Ambasadën Britanike në Shkup. Kursi i trajnimit është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet USAID-it, Qeverisë së Britanisë së Madhe, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe sektorit privat, me qëllim të krijimit të fuqisë punëtore në fushën e sigurisë kibernetike në vend.  “Siguria kibernetike është një faktor thelbësor për përparim social dhe ekonomik”, theksoi ambasadorja McKee. “Siç demokracia bëhet dixhitale, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sigurojnë qëndrueshmëri ndaj kërcënimeve nga ana e aktorëve keqdashës. Kjo është pikërisht arsyeja pse USAID po investon në sigurinë kibernetike të Maqedonisë së Veriut”.

Sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike mund të paralizojnë shërbimet publike, të fshijnë sistemet dixhitale dhe të ndërhyjnë te të dhënat e qeverisë. Për të forcuar qëndrueshmërinë kibernetike, USAID-i po punon me operatorët kritikë të infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut për të trajnuar punonjësit se si të parandalojnë, reagojnë ndaj, dhe të rikuperohen prej sulmeve kibernetike.

Ambasadori McKee u shoqërua nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska, në manifestimin për të shënuar fillimin e aktivitetit kryesor  të USAID-it për punë me të rinjtë, i cili do të mundësojë krijimin e mundësive për të rinjtë që të jenë shtytës të rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen e tyre aktive qytetare brenda komuniteteve të tyre.  Ambasadori McKee theksoi lidhjen strategjike mes forcimit të rinisë së vendit dhe synimeve kyçe rajonale, si integrimi euroatlantik dhe stabiliteti rajonal. McKee vuri në dukje, "USAID-i është i përkushtuar për të mundësuar një mjedis në të cilin të rinjtë kanë qasje të barabartë te vendet e punës të cilat janë të paguara mirë. Kur të rinjtë fokusohen në inovacion, ata ndërtojnë karrierë të sukseshëm dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.”

Populli amerikan, përmes USAID-it, ka investuar më shumë se 840 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993. USAID-i është agjencion udhëheqës ndërkombëtar dhe shtytës drejt rezultateve zhvillimore. Puna e USAID-it avancon sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të SHBA-ve, shpreh bujarinë amerikane dhe promovon rrugën drejt vetëqëndrueshmërise dhe zhvillimit vetanak të vendeve me të cilat bashkëpunon.

Image
AA McKee at the launch of USAID's youth flagship activity