(Qafë Thanë, Maqedoni të Veriut) Për të lehtësuar tregtinë dhe transportin, si dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Qeveria e SHBA, përmes USAID, po ndihmon administratat doganore të të dy vendeve për të zhvilluar një pikë të përbashkët kalimi kufiri në vendkalimin më të madh ndërmjet: Kjafasan – Qafë   Thanë. Kalimet e përbashkëta kufitare zvogëlojnë ndjeshëm kohën për të lëvizur mallrat përtej kufijve, ndërsa ngritja e tyre paraqet një hap thelbësor për t'i përgatitur më mirë këto vende për integrimin ekonomik në BE.

Në mbështetje të Marrëveshjes Kornizë Bilaterale për krijimin e Pikave të Përbashkëta të Vendkalimeve Kufitare nënshkruar nga Kryeministrat Rama dhe Zaev, Qeveria e SHBA do të jetë partner me të dy qeveritë për të forcuar kapacitetin e administratave të tyre doganore për të kryer kontrolle të përbashkëta kufitare në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

“"Kjo marrëveshje do të ndihmojë në ndërtimin e ekonomive më të forta, më të qëndrueshme dhe të ndërlidhura më mirë, duke përmirësuar jetën e qytetarëve tuaj duke lidhur vendet tuaja me tregjet e BE-së më shpejt se më parë dhe duke zvogëluar pengesat fizike, duke hapur mundësi edhe më të mëdha ekonomike për të gjithë rajonin.”Tha ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes.

USAID ka kontribuar 100,000 dollarë amerikanë për pajisje, përfshirë skanuesit mobil, matësit e dendësisë, kamerat, të cilat do të përdoren nga doganierët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. USAID gjithashtu do të sigurojë këshilla teknike dhe do të organizojë vizita studimore për të njohur personelin doganor të të dy vendeve me proceset për krijimin, menaxhimin dhe funksionimin e vendkalimeve të përbashkëta kufitare.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Yuri Kim, tha “Në këtë rajon, ekziston një shprehje: 'Ai që nuk e ka mjetin, nuk ka aftësi.' Mjetet dhe pajisjet e prokuruara nga USAID, së bashku me punën në ekip dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet të dy palëve, do të sigurojnë që autoritetet doganore Qafë Thanë - Kjafasan të arrijnë standarde të larta për sa i përket procedurave kufitare, duke lehtësuar një mjedis biznesi dhe kontrolle të sigurisë". 

Projekti i USAID për Zhvillimin Ekonomik, Qeverisjen dhe Rritjen e Ndërmarrjeve (EDGE) është një iniciativë rajonale në 12 vende të Evropës dhe Euroazisë që synon të krijojë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të mbështesë integrimin brenda-rajonal dhe Euro-Atlantik.

SHËNIM PËR REDAKTORËT:

Populli amerikan, përmes USAID, ka investuar më shumë se 830 milion dollarë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993. USAID është agjencia kryesore zhvillimore ndërkombëtare në botë dhe një aktor katalitik që nxit rezultatet e zhvillimit. Puna e USAID avancon sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të SHBA-së, demonstron bujarinë amerikane dhe promovon rrugën drejt arritjes së vetëbesimit dhe qëndrueshmërisë së vendeve përfituese. Ndiqni USAID në Maqedoninë e Veriut në Twitter, Facebook, YouTube dhe Web site

Image
The U.S. Ambassador to North Macedonia, Kate Marie Byrnes and the U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim at the border crossing Kjafasan
The U.S. Ambassador to North Macedonia, Kate Marie Byrnes and the U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim at the border crossing Kjafasan
The U.S. Ambassador to North Macedonia, Kate Marie Byrnes and the U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim at the border crossing Kjafasan